×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria u refuzon vizat mundësve iranianë

    Insajderi
    23 October 2023 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria do të presë në datat 23-29 Tetor, Kampionatin Botëror të Mundjes për 23-vjeçarët. Në eventin e rëndësishëm nuk do të marrë pjesë ekipi i mundësve të Iranit.

    Shteti shqiptar ka refuzuar që t’ju japë vizat sportistëve. Qeveria shqiptare mori vendimin në 7 Shtator të vitit 2022 që të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama argumentoi se vendimi u mor referuar “provave të pakundërshtueshme”, sipas të cilave pas sulmeve masive kibernetike më 15 korrik me qëllim paralizimin e ndaj institucioneve shtetërore shqiptare, fshihej Irani.

    Pavarësisht tentativave të Federatës Ndërkombëtare të Mundjes me qeverinë shqiptare, sportistëve iranianë iu refuzua viza për “arsye shtetërore”.  Ekipi i Iranit do të përbëhej nga 20 mundës, që do të konkurronin në stilin e lirë dhe atë greko-romak.

    Botërori i Mundjes për 23-vjeçarët u zhvendos nga Finlanda në Shqipëri për t’u dhënë mundësi mundësve nga Rusia dhe Bjellorusia, që të merrnin pjesë pasi ata nuk lejohen që të garojnë në shumë shtete prej shkak të luftës në Ukrainë./tvklan

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark