×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shtatë vjet nga vdekja e Astrit Deharit, kjo është agjenda e Vetëvendosjes

    Insajderi
    05 November 2023 - 08:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot bëhen shtatë vjet prej kur Astrit Dehari është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Prizrenit.

    Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike agjendën e organizimit me rastin e 7 vjetorit të vdekjes së tij.

    Agjenda:

    09:30 – Homazhe te varri i Astrit Deharit (Zllatar)

    12:00 – Organizata “Studim, Kritikë, Veprim” mban një diskutim (Parku “Astrit Dehari” te Biblioteka e Fakultetit të Mjekësisë)

    14:00 – Dhurimi vullnetar i gjakut (Sekretariati i VV-së)

    18:00 – Ndezja e qirinjve (Te Murali për Astrit Deharin, Kino ABC)

    12:00 – Federata e Boksit e Kosovës organizon turneun tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”. Finalet luhen nga ora 12:00. (Palestra e Sporteve “1 Tetori” Prishtinë)

    Kujtojmë se, më 4 gusht të vitit 2016 objekti i Kuvendit të Kosovës u sulmua me një granatë dore. Me 30 gusht të atij viti, Policia kishte arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, si të dyshuar për kryerjen e sulmit. Një nga ta ishte Astrit Dehari.

    Bashkë me të tjerët, Astriti kishte përfunduar në paraburgim në Prizren, teksa priste për një aktakuzë, ngritjen e së cilës nuk e përjetoi. Me 5 nëntor të vitit 2016, Astrit Dehari, u gjend i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark