×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Shtetet e Ballkanit planifikojnë heqjen e tarifave të roamingut

    Insajderi
    18 April 2018 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj  gjatë qëndrimit të tij në Shkup, ka zhvilluar një drekë pune me me Komisionerin e BE-së për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, me  të cilin kanë biseduar për bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.

    Në kuadër të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Shkup të Maqedonisë, bashkë  në këtë takim kanë qenë edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdic, zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Senida Mesi, ministren e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekulic dhe Komisioneren Evropiane për Ekonominë Digjitale dhe Shoqëri, Mariya Ivanova Gabriel.

    Në këtë takim u theksua që digjitalizimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është parakusht elementar për integrimin në Bashkimin Evropian.

    “Në mes tjerash, Kosova konfirmoi bashkërenditjen e saj me shtetet e Ballkanit Perëndimor në heqjen e tarifave të roamingut brenda këtyre vendeve në fazën e parë dhe më pas me shtetet e BE–së, si dhe angazhimin konkret në digjitalizimin e Administratës Publike”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

    Samiti Digjital i vendeve të Ballkanit Perëndimor po mbahet në Shkup të Maqedonisë dhe Kosova po përfaqësohet nga vet Kryeministri Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet e vendit.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark