×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shteti tregon “dhëmbët”- 16 inspektorë lëshohen përnjëherë në aksion për 35 kg suxhuk

    Insajderi
    14 February 2023 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i ka gjetur dhe konfiskuar në Prizren 35 kilogramë suxhuk pa deklaracion dhe të prodhuar në objekt pa licencë. 16 inspektorë janë lëshuar përnjëherë në aksion për 35 kg suxhuk

    Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili tha s kjo ka ndodh gjatë një kontrolli të inspektorëve në këtë qytet.

    “Sasia totale e produkteve të ndaluara sot në aksionin e zhvilluar është 35kg suxhuk pa dekleracion, prodhuar në objekt të pa licencuar. Aksioni u realizua përmes 8 grupeve inspektuese, ku ne secilin grup, pjesëmarrës ishte nga dy inspektorë”, ka deklaruar Thaçi, , raporton teve1.info

    Zëdhënësi i AUV-it ka bërë të ditur se aksionet për kontroll do të vazhdojnë në të gjithë Kosovën, për të larguar nga tregu produktet të cilat nuk i përmbushin kriteret ligjore për tregtim.

    Sipas tij, AUV do të vendos rregull për të gjithë tregtimin e mishit në vend. Kushdo qe nuk i plotëson kushtet ligjore, produktet do t’i konfiskohen, mishtoret do të mbyllen dhe do të iniciohet procedura në gjykatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark