×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shtrenjtohen kreditë në Kosovë, bankat fitojnë rreth 108 milionë euro

    Insajderi
    15 November 2022 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bankat komerciale në Kosovë kanë arritur fitime të pastra prej 107.7 milionë euro vetëm gjatë periudhës janar-shtator 2022.

    Sipas raportit të BQK-së për sistemin financiar deri në shtator 2022, gjatë muajve të fundit vërehet rritje e normave të interest në kredi që aplikohen nga bankat komerciale, ku norma mesatare e interesit në kredi ka shkuar në 6.3%, përderisa më herët ka qenë nën 6%.

    Lexo edhe:

    Sipas BQK-së, kamatat mesatare në kreditë konsumuese janë 6.4%, përderisa mesatarja e kamatave në kreditë hipotekare është 5%.

    Në anën tjetër, norma mesatare e interesit në depozita është 1.9%, apo me një dallim prej 4.4% në krahasim me normat mesatare të interesit në kredi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark