×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet seanca e kuvendit për ora 13:00 – Kjo është arsyeja

    Insajderi
    03 October 2022 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës shtyu seancës e së hënës për në orën 13:00, për shkak të mungesës së kuorumit. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi se Komisioni për Legjislacion po i interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me ç’rast nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve në sallë.

    Kundër shtyrjes u shprehën kryetarët e grupeve parlamentare të partive opozitare.

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk do të marrin pjesë në votim, për shkak se sipas tij, seanca nuk duhet të mbetet peng.

    Ndërsa, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, tha se është qasje e gabuar t’iu kërkohet grupeve parlamentare shtyrjen e seancës.

    Kundër shtyrjes së seancës u deklarua edhe Besnik Tahiri.

    “Nuk duhet të shtyhet seanca. Duhet të vazhdojmë dhe nuk duhet të ketë ndikim puna e komisioneve, pavarësisht që grupet parlamentare e kërkuan të mos e shtyjnë “, tha Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark