×
  • Lajme
  • Lajme

    Si do të votojnë rreth 7000 raste aktive me Covid-19?

    Insajderi
    08 February 2021 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    104 ekipe mobile do të angazhohen në të gjithë Kosovën në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    Edhe 290 raste pozitive me covid-19 u shënuan në 24 orët e fundit.

    Ky numër e qon në 6.791 në total të të infektuarve në vend.

    E duke parë që kanë mbetur më pak se një javë nga zgjedhjet, shumë prej tyre do t’iu ofrohet e drejta e votimit nga KQZ.

    Por se si do të organizohet ky proces tregojnë nga KQZ.

    E komuna me më së shumti ekipe mobile që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve është komuna e Prishtinës me 15 sosh, e më pas ajo e Mitrovicës me 8.

    Ndërkohë, tani më ka filluar periudha e identifikimit të këtyre qytetarëve që janë të infektuar me virusin korona.

    E në mbledhjen e mbajtur të këtij institucioni, është ngritur kjo çështje edhe nga një anëtar i komisionit.

    Nga sekretariati i KQZ-së kanë treguar se di veprohet në këto raste.

    KQZ në zgjedhjet komunale në Podujevë ka kontaktuar rreth 500 votues të infektuar me covid-19, ku gjysma e tyre kanë shfrytëzuar shërbimin me ekipet mobile.  Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark