×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Si e kishte parashikuar “The Simpsons” rikandidimin e Donald Trump?

    Insajderi
    17 November 2022 - 08:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga serialet më të famshme në botë “The Simpsons” njihet për parashikimet e tyre të ngjarjeve madhore në botë.

    Çuditërisht nuk dihet se si por një numër i parashikimeve të tyre dolën të sakta.

    E një nga to ishte rikandidimi i miliarderit Donald Trump, për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 2024.

    Trump e shpalli kandidaturën e tij të marten.

    E producenti i “The Simpsons”, Al Jean e ka publikuar në Twitter parashikimi që po del të jetë i saktë.

    Donald Trump, udhëhoqi me SHBA-të nga viti 2016 deri në vitin 2020.

    Ai do të synojë edhe një mandat përball presidentit aktual Joe Biden.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark