×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Si e zë gjumi natën?”, CR7 nën akuzë: Mua po më persekutojnë

    Insajderi
    26 September 2022 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është kthyer të flasë Sarah Kelly, mamaja e tifozit të ri me autizëm të Everton-it, Jacob Kelly, të cilit Cristiano Ronaldo i theu telefonin në një moment zemërimit pas humbjes së Djajve të Kuq kundër Toffees sezonin e kaluar.

    Kelly ka pretenduar dhe uruar për një dënim më të ashpër për portugezin pas pasojave psikologjike që ajo dhe fëmija e saj kanë pësuar në muajt e fundit.

    “Shpresojmë që të marrë dënimin e duhur. Nuk mund të vazhdojë të shpëtojë. Sjellja e tij është e papranueshme”, ka thënë mamaja, siç ka bërë të ditur Daily Mail.

    Muajin e kaluar, portugezi ka pranuar një paralajmërim nga ana e policisë për agresion dhe dëmtim, që Sarah e ka përshkuar si një “shuplakë e lehtë në dorë”.

    Të premten Federata Angleze ka deklaruar se Ronaldo është akuzuar për një shkelje të rregullit E3 të FA, që lidhet me një sjellje “të papërshtatshme dhe/ose e dhunshme”.

    Përveç dëmit ka ardhur edhe befasia, duke parë se kjo mama e re vazhdon të marrë fyerje nga tifozët e Cristiano Ronaldo-s:

    “Njerëzit më persekutojnë duke më thënë se po e kthej përsëri çështjen në vëmendje, por unë nuk dija gjë. Duhej të ishte trajtuar muaj më parë. Djali im flet për atë që i ka ndodhur çdo ditë.

    “Nuk e kam marrë akoma telefonin e tij. Nuk e kuptoj: mund të sulmojë një fëmijë dhe të vazhdojë të sillet keq. Si e zë gjumi natën duke e ditur shqetësimin që i ka krijuar një tifozi të ri?”.

    Mamaja ka bërë të ditur edhe se policia e ka njoftuar se portugezi ka paguar një gjobë prej 200 sterlinash. Por ka shtuar se ajo dhe Jacob nuk kanë marrë asnjë falje të sinqertë nga lojtari.

    “Na ka ofruar që ta takojmë dhe na ka thënë se i vinte keq, por se nuk kishte bërë asgjë të keqe. Kjo nuk është falje, është fyerje”.

    Në një postim të bërë në Instagram pas incidentit të prillit, Cristiano Ronaldo ka thënë: “Do të doja të kërkoja falje për shf ryrjen time dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë tifoz që të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë fair play dhe sportiviteti”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark