×
  • Showbiz
  • Show

    “Si ju kam o çapaçula”, Luizi shfaqet përplot humor në një video në Instagram

    Insajderi
    09 May 2023 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është shfaqur me një video në ‘Instagram’ tri ditë pasi fitoi çmimin e madh.

    Ai falënderoi përzermërsisht të gjithë mbështetësit e tij, teksa tha se iu është ndryshuar jetën.

    “Mu deshën tri ditë që ta marr vetën dhe ta bëjë këtë video. Ju kërkoj falje që s’ju kam falënderu përzemërsisht gjithsecilin. Shpresoj qe me këtë video ta justifikoj veten sado pak. Me sa pashë, nuk e di çka keni pa te unë që m’keni vlerësu kaq shumë. Jam mirënjohës tanë jetën, ju keni ndryshu jetën teme. Uroj t’ua shpërblejë me gjithë atë çfarë do të bëjë në vazhdim. Edhe njëherë, faleminderit. Jeni të jashtëzakonshëm. Nuk gjej fjalë me përshkru atë që keni dhanë për mu gjatë katër muaj e gjysmë”, tha ai në video. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark