×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Tigri” i Arkanit DJ i famshëm në Serbi, reagon Lëvizja Vetëvendosje

    Insajderi
    04 January 2023 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të lajmit për atë se si Tigri” i Arkanit u bë DJ i famshëm në Serbi.

    “Srdjan Golubovic, anëtari i njësitit “Tigrat” që ka kryer masakra në Bosnje dhe Kosovë, i pagjykuar ndonjëherë për krimet, i njohur nga fotografia e famshme ku është duke goditur civilët e vrarë në Bijelinë të Bosnjës, punon DJ në Serbi dhe në festivalet e klubet Evropiane”, thuhet në reagimin e saj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Reagimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

    Kriminelët e organizuar nga Serbia për spastrim etnik, gëzojnë lirinë që të merren me krimin e organizuar të drogës, artit e çka tjetër.

    Kriminelët serb që kryen masakra mbi popullsinë civile në Bosnje dhe Kosovë enden të lirë në Serbi dhe nëpër botë kurse për ta po dëgjojmë nga dita në ditë prej lajmeve ndërkombëtare. Ata janë dëshmia më e mirë e mosdistancimit të Serbisë nga e kaluara e Millosheviqit, gjenocidi dhe masakrat e kryera në Bosnje dhe Kosovë.

    Së fundi, Saša Cvjetan, anëtari i njësitit “Skorpionët” që ka kryer masakra në Bosnje dhe në Kosovë, i dënuar për masakrën ndaj familjes Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë dhe i liruar për sjellje të mirë, u arrestua në Athinë si lider një karteli droge.

    Dhe, Srdjan Golubovic, anëtari i njësitit “Tigrat” që ka kryer masakra në Bosnje dhe Kosovë, i pagjykuar ndonjëherë për krimet, i njohur nga fotografia e famshme ku është duke goditur civilët e vrarë në Bijelinë të Bosnjës, punon DJ në Serbi dhe në festivalet e klubet Evropiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark