×
  • Lajme
  • Insajderi

    Situata në veri – Qeveria thërret konferencë për media

    Insajderi
    01 August 2022 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Albin Kurti i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

    Siç bëhet me dije në njoftim konferenca do të mbahet sot më 01.08.2022 në orën 13:00, në objektin qendrorë të MPB-së në sallën P-02.

    Mediat janë ftuar të marrin pjesë.

    Ndërkohë raportohet se sot pas orës 11:00, kanë nisur të largohen kamionët që ishin përdorur si barrikadë për të bllokuar rrugët në Rudarë.

    Mbrëmë, Qeveria e Kosovës njoftoi se është vendosur që të shtyhet implementimi i reciprocitetit për dokumente me Serbinë.

    Ky vendim erdhi si pasojë e tensioneve që u krijuan në veri të Mitrovicës qysh prej orës 18:00.

    Kërkesa që ky vendim të zhvendoset në një datë tjetër erdhi edhe pas konsultimeve të Kurtit e Osmanit me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark