Skuadra rumune, Rapid Bukureshti ka shprehur interesim për dyshen kosovare, Ermal Krasniqi – Albion Rrahmani.
Klubi nga Rumania ka ofruar 500 mijë euro për sulmuesin qendror të Ballkanit, Albion Rrahmani, siç raporton ProSport.
Ndërkohë, Gsp.ro njofton se po i njëjti klub tani po kërkon edhe Ermal Krasniqin, futbollistin që aktualisht luan tek Cluj.
Rapid Bukureshti do t’i bashkojë dy futbollistët tek ekipi i tyre dhe ka gati 2 milionë euro që të kompletojë transferimin e dy lojtarëve. /GBS/