×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Sopranoja shqiptare merr propozimin për martesë në mes të skenës (Video)

    Insajderi
    29 June 2023 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Roli i Violetës në “La Traviata” ka sjellë një gëzim shumë të madh profesional dhe personal në jetën e sopranos Enkeleda Kamani. Pas premierës së saj të parë në këtë rol në Teatrin Lorraine në Francë, mbrëmja u mbyll me një moment të paharrueshëm.

    Partneri i saj, Davide iu drejtua skenës me një unazë në dorë duke rënë në gjunjë përpara saj. Gjatë lidhjes në Skype me “Rudina” në Tv Klan, sopranoja tregon për emocionet e para të atij momenti kur sapo kishte mbaruar performancën dhe e shoqëruar nga baritoni Gëzim Myshketa dhe kolegët po përshëndesnin spektatorët.

    Enkeleda Kamani: Ishte afër meje Gëzimi dhe po e ndiente që unë vërtet isha e shokuar, isha shumë e emocionuar sepse ndihej një energji shumë e mirë në publik dhe thoja sa mirë që shkoi dhe ishte e pabesueshme. Pastaj ndodhi ajo dhe mendoja se do më binte të fikët, sinqerisht.

    Partneri i saj, Davide është gjithashtu një artist shumë i njohur në operan italiane. Enkeleda e përshkruan propozimin si një moment që e la pa frymë.

    Enkeleda Kamani: Nuk e prisja, ky është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time dhe në jetën time dhe ndihesh shumë e mbushur emocionalisht, nuk di të gjej fjalët e duhura. Aty isha e shokuar, isha e emocionuar, më mungonte fryma sinqerisht, por isha e lumtur që kisha dhe Gëzimin dhe e ndamë bashkë. Një moment shumë i veçantë që do ngelet gjithmonë në zemrën time.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark