Dita e sotme sjell dy super-ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll.
Padyshim, e gjithë vëmendja do të jetë te derbi i madh mes Prishtinës dhe Dritës.
Dy skuadrat e mëdha kosovare përballen në ndeshjen e mbetur të javës së tretë.
Stadiumi “Fadil Vokrri” është nikoqir i kësaj super-ndeshje, e cila nis nga ora 19:00.
Nga ana tjetër, Malisheva dhe Ballkani luajnë sot ndeshjen e mbetur të javës së parë.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 13:00.