×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sot hapen shtëpizat e festave të fundvitit në Prishtinë

    Insajderi
    14 December 2022 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hapja zyrtare e Tregut të Fundvitit do të bëhet sot në kryeqytet. Kështu ka informuar Komuna e Prishtinës.

    Hapja e tregut pritet të bëhet në orën 17:00 në sheshin “Xhorxh Bush”.

    “Ejani të festojmë së bashku, me performancën muzikore nga Kori i fëmijëve ‘Okarina’ dhe ‘String String’”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

    Kujtojmë që, rruga nga Katedralja deri në drejtim të Hotel Grand, është mbyllur për kalimin e veturave nga 25 nëntori deri më 08 janar 2023.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark