×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Sot mbahet takimi vendimtar për të ardhmen e Lukakut në Chelsea

    Insajderi
    03 January 2022 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, të dielën mbrëma njoftoi se do të bisedojë sot (e hënë) me Romelu Lukakun për të ardhmen e tij në Stamford Bridge.

    Tuchel e la Lukakun jashtë skuadrës së Chelseat për ndeshjen e së dielës ndaj Liverpoolit në Premierligë, pas deklaratave të sulmuesit belg gjatë një interviste të xhiruar javë më parë por që u transmetua të enjten.

    Lukaku tha në intervistë se nuk ndihej i lumtur me rolin e tij nën udhëheqjen e Tuchel këtë sezon.

    Ai foli edhe për dëshirën për t’u kthyer në Inter së shpejti, klubin të cilit Chelsea ia pagoi 115 milionë euro për shërbimet e tij.

    Pas ndeshjes me Liverpoolin, Tuchel njoftoi se do të takohet me Lukakun sot (e hënë).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark