UEFA Nations League 2022/23 mëson rrugëtimin ditën e sotme, pasi në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti prej orës 18:00. Franca është fituesja në fuqi e këtij kompeticioni, ndërkohë që në Ligën A këtë sezon janë shtuar Uellsi, Austria, Çekia dhe Hungaria.
Në Ligën B, ku do të garojë edhe Shqipëria, kanë rënë Ukraina, Suedia, Bosnje Hercegovina dhe Islanda. Të katër këto ekipe janë në vazon e parë të kësaj lige dhe janë rivale të mundshme të kuqezinjve tanë.
Rivalë të tjera të mundshëm për Shqipërinë janë Finlanda, Norvegjia, Skocia dhe Rusia (vazo e dytë), si dhe Izraeli, Irlanda, Rumania dhe Serbia (vazo e tretë). Shqipëria është në vazon e katërt me Malin e Zi, Armeninë dhe Slloveninë, që gjithashtu janë ngjitur në Ligën B.
Edhe Kosova do të mësojë sot rivalët në Ligën C të Nations League. Dardanët janë në vazon e tretë me Lituanine, Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin. Në vazon e parë janë Turqia, Sllovakia, Bullgaria dhe Irlanda e Veriut, kurse në të dytën Greqia, Bjellorusia, Luksemburgu dhe Maqedonia e Veriut.
Në vazon e katërt janë të konfirmuara Gjibraltari dhe Ishujt Faroe, ndërsa mbetet të konfirmohen dy kombëtaret e tjera mes këtyre çifteve: Kazakiztan/Moldavi dhe Qipro/Estoni.
Ndeshjet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje dhe në program janë katër ndeshje në qershor, kurse dy të tjerat në shtator. Gjysmëfinalet dhe finalja e vogël dhe e madhja zhvillohen në qershor të vitit 2023. / oversport.tv