×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Spanja “nën pushtetin” e të nxehtit, termometri shënon rekord temperaturash për prillin

    Insajderi
    27 April 2023 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spanja këtë fund prilli po përballet me temperatura shumë të larta, duke shënuar rekord për stinën në të cilën ndodhemi.

    Mediat e huaja shkruajnë se sot dhe nesër në jug të Spanjës temperaturat pritet që të shkojnë në 40 gradë.

    “Ka shumë mundësi që kulmi i këtij episodi të vijë të enjten dhe të premten”, tha shërbimi meteorologjik spanjoll.

    Ndër të tjera autoritetet spanjolle kanë theksuar se masat shumë të ngrohta dhe të thata të ajrit nga Afrika Veriore kanë sjellë në Spanjë temperatura jashtë normalesh për këtë muaj.

    Këtë të enjte temperaturat sot pritet të arrijnë nga 32 deri në 34 gradë Celsius në pjesën jugore të vendit dhe deri në 37 gradë në luginën e lumit Guadalquivir, tha shërbimi meteorologjik. Në fillim të javës ai kishte folur për temperatura deri në 40 gradë.

    Ndërkohë një ditë më parë termometrika shënuar 37 gradë Celsius në tre stacione meteorologjike në provincat e Seviljes dhe Huelvës në rajonin e Andaluzisë.

    Vala e të nxehtit po godet Spanjën në një kohë kur pranvera në vend është jashtëzakonisht e nxehtë dhe e thatë, një situatë katastrofike për bujqësinë, një shtyllë e ekonomisë spanjolle.

    Sipas Coag, sindikata kryesore e fermerëve spanjollë, 60% e tokës së punueshme është në një gjendje “asfiksie” për shkak të mungesës së reshjeve.

    Spanja po goditet më shumë se çdo vend tjetër në Evropë nga ndryshimet klimatike, me pothuajse 75% të tokës së saj drejt shkretëtirëzimit, sipas OKB-së. Viti i kaluar ishte më i nxehti në rekord në vend, me disa valë të nxehti që goditën vendin që nga maji.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark