×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Specialja dështoi në hetimet për trafikim organesh e krime, po konfiskon iPad të fëmijëve”

    Insajderi
    01 November 2023 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka ironizuar me Gjykatën Speciale pas bastisjes në shtëpinë e tij dje nga Prokurorisë së Dhomave të Specializuara.

    Ai ka numëruar edhe disa nga dështimet e Gjykatës Speciale, duke shtuar se pas këtyre Specialja ka filluar të konfiskojë iPad të fëmijëve.

    Gjykata Speciale hetimet i filloi për trafikim të organave. Dështoi! Vazhdoi hetimet për krime të pretenduara të luftës.Po dështon! Tani ka fillu me konfisku iPad të fëmijëve“, ka ironizuar Behrami.

    Bastisja në banesën e ish-këshilltarit Behrami, u krye dje. Ai pas përfundimit të bastisjes së banesës së tij, para mediave ka thënë se bastisje të tilla kanë qëllim frikësimin e qytetarëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark