×
  • Lajme
  • Lajme

    Sputnik: Gjermanët po e armatosin Kosovën

    Insajderi
    22 July 2020 - 08:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet e Kosovës kanë negociuar prej muajsh me shërbimet e inteligjencës gjermane për prokurimin e topave dhe sistemeve të raketave anti-tank për Ushtrinë e Kosovës, dhe përqendrimi i tyre është në plotësimin e artilerisë së lehtë dhe armëve moderne të këmbësorisë.

    Me armatimin e Kosovës, “Gjermania po shkel rregullat dhe ligjet e veta, sepse dispozita e vitit 1971 ndalon në parim eksportimin e armëve në vendet që nuk janë anëtare të NATO-s”, pretendon gazeta ruse.

    “Për të arsyetuar statusin e eksportuesit të katërt më të madh të armëve në botë me një pjesëmarrje prej 5.8 për qind në tregun e armëve, kjo dispozitë është zëvendësuar nga një proces i ndërlikuar, kështu që Këshilli Federal i Sigurisë, i udhëhequr nga kancelarja Angela Merkel dhe disa ministra të qeverisë gjermane kanë fjalën e fundit në shitjen e armëve”.

    Ky këshill miratoi rreth 60 për qind të kërkesave të prodhuesve të armëve për eksport në vendet që nuk janë anëtare të BE-së apo NATO-s, tregoi studimi i Fondacionit Hessen për Kërkimin e Paqes dhe Konflikteve (HSFK), të bërë me urdhër të organizatës joqeveritare Greenpeace.

    Kosova deri më tani, shkruan Sputnik, “ka shpenzuar rreth 170 milion euro në Gjermani për blerjen e armëve, pajisjeve dhe trajnimit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe po negociojnë blerjen e një kontingjenti të ri të pushkëve automatike gjermane G-36 (Heckler dhe Koch) dhe tankeve Leopard 2”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark