Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Struga ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të rundit të dytë kualifikues ndaj skuadrës së Buduqunostit nga Mali i Zi. Në duelin e luajtur të mërkurën në Ohër, skuadra vendase shënoi fitore minimale me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi Besart Ibraimi. Ibraimi shënoi në minutën e 30-të për ti dhënë fitoren skuadrës shqiptare.
Me epërsinë minimale prej një goli, Struga do të udhëtojë në Mal të Zi javën e ardhshme për ta luajtur ndeshjen e kthimit.
Struga po paraqitet në rundin e dytë kualifikues të Ligës Konferencës, pasi më herët u eliminua në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Për Strugën, kjo është hera e parë që po paraqitet në garat e UEFA-s. /Koha/