×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani

    Insajderi
    03 May 2023 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy nxënëse të moshës  7 dhe 8 vjeç u plagosën rëndë kur një burrë i sulmoi me thikë në një shkollë në zonën Neukeln të Berlinit.

    Sipas informacioneve të SPIEGEL, autori i dyshuar është një 30-vjeçar. Policia e arrestoi atë në vendin e krimit në Mainzer Strasse. Nuk është bërë e ditur nëse autori dhe viktima kanë pasur lidhje. Një zëdhënëse e policisë konfirmoi për SPIEGEL se vajzat u plagosën me thikë.

    Krimi ndodhi në oborrin e shkollës fillore, e cila i përket shkollës Ungjillore Neukölln në Mainzer Straße. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje. Sipas raportimeve, disa fëmijë ishin dëshmitarë të aktit. Pastorët janë në vend për t’u kujdesur për fëmijët.

    Sipas një raportimi të gazetës “Bild”, autori mësohet se ka pritur policinë në shkollë. Policia dyshon se ai është i sëmurë mendor dhe të mos ketë asnjë lidhje me viktimat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark