×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sulmi fizik ndaj imamit – reagon edhe Shpejtim Bulliqi

    Insajderi
    22 July 2022 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi janë tre vëllezërit të cilët po dyshohet se e rrahën mbrëmë imamin, Zeqir Berisha nga Lupçi i Podujevës, shkruan Insajderi.

    Për rastin ka reaguar edhe kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi. Përmes një reagimi në Facebook ai ka dënuar ashpër sulmin ndaj hoxhës derisa ka kërkuar që sulmuesit të marrin dënimi e merituar.

    Reagimi i plotë:

    Jemi shqetësuar shumë me lajmin për sulmin fizik ndaj imamit Zeqir Berisha, i cili si person shquhet për humanitetin, kulturën dhe tolerancën njerëzore.

    Duke e dënuar ashpër sulmin ndaj hoxhës në vendin e tij të punës, kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore dhe autorët e sulmit të marrin dënimin e merituar.

    Hoxhës Zeqir Berisha i uroj shërim të shpejtë!

    Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark