×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sulmi ndaj bashkatdhetarit ne Istog, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim

    Insajderi
    11 August 2023 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një bashkatdhetar është rrahur brutalisht këtë javë me shkelma e grushte në komunën e Istogut. Dhuna është ushtruar nga katër vëllezërit Visoqi. Ndaj tre prej tyre Prokuroria e Pejës ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit.

    Prokurori i rastit Muharrem Bajraktari tha për Insajderin se nuk ka pranuar ende ndonjë vendim zyrtar se a është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh nga Gjykata e Pejës.

    Albert, Arben, Egzon dhe Nderim Visoqi e kishin përcjellur mërgimtarin derisa në një moment ai ishte ndalur me veturë pranë një lokali.

    Në pamjet e siguruara nga Gazeta Insajderi shihej se viktima po shoqërohej nga një familjare e tij. Përderisa i njëjti po hipte në veturë, vëllezrit Visoqi i dalin në pritë dhe e sulmojnë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark