×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sulmi në Banjskë, Gërvalla: BE-ja duhet të ketë një qëndrim për pasojat që Serbia të ballafaqohet

    Insajderi
    13 November 2023 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

    Gërvalla, pas përfundimi të takimit mes tjerash pëmendi agresionin e grupit kriminal serb më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.

    Ajo vuri në dukje që Bashkimi Evropian duhet të ketë një qëndrim në lidhje më pasojat që duhet të ballafaqohet agresori.

    “Republika e Kosovës është partner i vendosur i Bashkimit Evropian, dhe do të vazhdojë  rruga euroatlantike për integrim, dhe shpresojmë që premtimet të bëhet të vërteta”, ka deklaruar Gërvalla.

    “Në Ballkanin Perëndimor kemi situata rreth sigurisë dhe paqes kemi sfida, së bashku me kolegët shpresoj shumë që diskutimin për sigurinë dhe paqen ta kemi jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por në kontinentin evropian gjithashtu dhe të kemi hapa konkretë”.

    “Kosova dy muaj më parë është përballur me një agresion nga fqinji, Serbia, dhe presim nga Bashkimit Evropian, ministrat e Jashtëm  të kenë një qëndrim për sulmin dhe pasojat që agresori duhet të ballafaqohet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark