Java e nëntë në Superligën e Kosovës do të vazhdojë në fundjavë me shumë sfida interesante.
Të shtunën luhen tri ndeshje, teksa të dielën dy sosh.
Padyshim, e gjithë vëmendja do të jetë të shtunën me derbin Ballkani – Gjilani.
Dy ndeshjet tjera që luhen në këtë ditë janë Drita – Drenica dhe Llapi – Malisheva.
Kurse, të dielën luhen dy ndeshjet Prishtina – Trepça ’89 dhe Dukagjini – Ferizaj.
Pesë ndeshjet në fjalë nisin nga ora 15:00.