×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla: Nuk po implementohet marrëveshja e vitit 2011, ajo ra për shkak të presionit tonë

    Insajderi
    31 August 2022 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në një intervistë për RTK-në, ka thënë se ata nuk po implementojnë marrëveshjen e 2011, e cila është nënshkruar nga dikush tjetër.

    Sipas tij, ajo marrëveshje ka rënë nga presioni që i ka bërë Qeveria e Kosovës.

    “Krejt cka ka ndodh është se Serbia është pajtu me i hjek fletë hyrje daljet. Nuk ka tekst të marrëveshjes 2011. Nuk është duke u implmentu marrëveshja e vitit 2011, ajo ka ra për shkak të presionit tonë, tashmë s’ka nevojë për atë marrëveshje fare, as për implementimin e saj as për ndonjë marrëveshje tjetër. Realisht, shumë thjesht, Serbia nuk do t’i emitojë fletë hyrje daljet”, tha Sveçla.

    Sveçla thotë se është qesharake të thuhet se Qeveria e Kosovës po implementon një sukses të dikujt tjetër.

    “Marrëveshja e 2011 flet për emitimin e dy anshëm të këtyre fletave. Marrëveshja që për 11 vjet nuk është implement. Është qesharake të thuhet me thonë se kinse ne po e implmentojmë një sukses të dikujt tjetër të asaj kohe. Nuk do të implementohet marrëveshja e 2011”, tha ai në televizionin publik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark