×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Syla: Valla bre ministrat që mi ka Kurti, krejt me dy këmbë të majta

    Insajderi
    09 December 2022 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para deputetëve në seancën e sotme, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se s’mund t’i trajtojnë ambasadorët e QUINT-it si ministra dhe ata të bëhen zëvendësit e tyre.

    “Ministrat janë qytetarët e këtij vendi, aktualisht në qeverinë tonë. Qeveritë shkojnë e vijnë, por shteti mbetet. Ai është caku ynë dhe kuptimi ynë. Andaj bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarë nuk mund të bëhet në mënyrën që ne i trajtojmë ata si ministra dhe ne bëhemi zëvendës të tyre”, tha ai.

    Kjo ka ngjallur reagimin e analistit Valon Syla.

    Ai përmes një postimi në “Fcebook” ka ironizuar me Kurtin duke thënë se ministrat e tij janë “me dy këmbë të majta”.

    “Paska thonë Albini që bashkëpunojmë me aleatë ndërkombëtarë, por s’mund ti trajtojmë si Ministra…Valla bre Ministrat që mi ka Kurti, krejt me 2 këmbë të majta. Kape njonin, mshoj tjetrit. Krejt për shkarkim i ki”, shkroi ai.

    Postimi i plotë i Sylës:

    Paska thonë Albini që bashkëpunojmë me aleatë ndërkombëtarë, por s’mund ti trajtojmë si Ministra…

    Valla bre Ministrat që mi ka Kurti, krejt me 2 këmbë të majta. Kape njonin, mshoj tjetrit.

    Krejt për shkarkim i ki.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark