×
  • Lajme
  • Insajderi

    Synoi kandidaturën për kryetar Komune në Mitrovicë- Ky është anëtari i LVV që e krahasoi Jasharajn me Millosheviqin

    Insajderi
    12 September 2022 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fatmir Hasani, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje është personi që linçoi kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn, duke e krahasur këtë te fundit me ish- presidentin famëkeq të ish- Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

    Kreu i SBASHKU-ut, Rrahman Jasharaj është figura që po vijon të linçohet, sidomos javët e fundit, kjo edhe pas grevës të nisur nga 25 gushti nga ana e Sindikatës së Arsimit.

    Përveç sulmeve nga eksponentë të partisë në pushtet, Jashari, së fundi u linçua edhe nga ish-kandidati për kryetar në komunën e Mitrovicës, Fatmir Hasani.

    Postimin ndaj Jasharajt, Hasani e kishte bërë në grupin (me kryeministrin), grup ky ku bëhen postime përkrahëse për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Kujtojmë se, për akuzat, kritikat e linçimet që ia kishin bërë, Jasharaj kishte thënë se; “S’jam as hajn, as milioner, jam njeri i ofenduar që i mbroj puntorët e arsimit”.

    Linçuesi synoi kandidaturën për kryetar Komune në Mitrovicë

    Fatmir Hasani nga LVV, i cili ishte në garë me Agim Bahtirin për t’u bërë kandidat i kësaj partie për kryetar të Mitrovicës në vitin 2021, kishte vendosur të kandidojë si kandidat i pavarur. Madje, Hasani kishte lidhur marrëveshje me kandidatin LDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Armend Agollin, që të bashkëpunojnë për zgjedhjet e 17 tetorit të atij viti.

    Megjithatë, në komunën e Mitrovicës, zgjedhjet i fitoi Bedri Hamza i PDK-së me 53.86% të votave.

    Si i ndali shkollat Millosheviqi?

    Bartësi i projektit gjenocidal në Ballkan, Millosheviq në vitet ‘90 bëri përpjekje për shkatërrimin e arsimit shqip, duke i dëbuar shqiptarët nga objektet e shkollave të mesme dhe universitare.

    Shumë shqiptarë ndërmorën në atë kohe një akt të rrezikshëm; shndërruan shtëpitë në shkolla, të cilat më pas u bënë dhe objekt i sulmeve serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark