×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Ta ha zemrën” – Ja momenti kur Xhaka i drejtohet në shqip Shaqirit pas golit ndaj Serbisë

    Insajderi
    04 December 2022 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zvicra e mposhti Serbinë 3:2 në kuadër të grupeve në Kupën e Botës dhe kjo fitore doli të ishte një festë për shqiptarët.

    Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri ishin futbollistët e ndeshjes.

    Në pamjet e publikuara së fundit shihet se Xhaka iu drejtua Shaqirit me fjalët në shqip me fjalët ‘Ta ha zemrën’.

    Xherdani shënoi golin e parë dhe nisi dy golat e tjerë, Xhaka në anën tjetër bëri një ndeshje të jashtëzakonshme, ku në fund mori edhe çmimin si lojtari i ndeshjes.

    Kujtojmë se Xherdan Shaqiri në atë natë barazoi një rekord. Diçka që vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e kishin bërë më herët, duke shënuar gol në tre Botëroret e fundit.

    Zvicra e Xhakës e Shaqirit tani në 1/8 e finales do të përballet me Portugalinë, për një vend në çerekfinale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark