×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ta respektojmë ezanin”, në fushatë, raki në Ramazan gjatë pushtetit

    Insajderi
    16 March 2024 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot u shfaq para një tavoline që kishte raki. I pari i shtetit që në fushatë zgjedhore për të tërhequr audiencën ishte betuar edhe në librin e shenjtë Kuraninsot nxiti kritika për veprimin e tij në muajin e Ramazanit. Kurti më parë edhe kishte ndalur fjalimin e tij për të respektuar ezanin.

    Ndërsa sot Kurti, bashkë me Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, kanë vizituar sot piktorin nga Gjakova, Tahir Emra.

    Këtë e ka bërë të ditur Arjeta Emra, vajza e Tahir Emrës e cila ka publikuar edhe foto nga vizita që kryeministri Kurti ka bërë në familjen e tyre.

    Në foton që është publikuar, Kurti shihet duke pirë raki në muajin e Ramazanit.

    Një veprim i tillë i Kurtit, nuk u prit mirë.

    Kjo pasi që ishte Kurti i cili ndalte fjalimet e tij në Prishtinë e vende tjera, për ta respektuar kinse Ezanin që dëgjohej nga xhamitë afër.

    Kjo nuk është hera e parë që kryeministri konsumon alkool në muajin e Ramazanit, pasi edhe vitin e kaluar Kurti ishte pritur me një gotë raki nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Kullën Haradinaj në Gllogjan.

    Në Islam rakia dhe pijet alkoolike janë të ndaluara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark