Forca e Aleancës e bëri Prishtinën me Ligj për Kryeqytet. Kështu ka thënë kandidati i AAK-së, për deputet, Besnik Tahiri, gjatë një takimi me përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë.
Tahiri ka thënë se janë zotuar se do të jenë gjithmonë pranë këtij sektori i cili është me rëndësi për ekonominë e vendit.
“Forca e Aleancës e bëri Prishtinën me Ligj për Kryeqytet! E nisa ditën me takim në Odën e Hotelerisë̈ dhe Turizmit të Kosovës, ku së bashku me Dautin biseduam për sfidat e gastronomëve gjatë periudhës me pandeminë. U zotuam se gjithmonë do të jemi pranë këtij sektori me rëndësi për ekonominë e vendit”.
“Në Qendrën Tregtare “Albi Mall” e ndava me shumë biznese programin tonë ekonomik, program ky që me fondin një miliardësh e ngjallë ekonominë e vendit. Vazhdova me takimet me të rinjtë entuziast nga lagjet e ndryshme të Prishtinës, Dardani, Pejton dhe lagjen Kolovicë. Në të gjitha takimet mbështetja për Aleancën dhe Presidentin Haradinaj është tani më masovike”, ka thënë Tahiri në një shkrim në rrjetin social Facebook.
Ndërsa në fund, Tahiri tha se është ndalur tek salloni i Blerinës për pak kohë për të ndarë programin e tyre për bizneset e vogla dhe për t’i prerë pak flokët. 🙂 Insajderi.org