Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Rahovecit, ku kanë marrë pjesë shumë qytetarë mbështetës të kësaj partie.
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, njëherit kandidat për deputet, Besnik Tahiri, ka thënë se Rahoveci sonte e vulosi fitoren e Aleancës, me Ramush Haradinajn president.
“Faleminderit Rahovec! Sonte në Rahovec Forca e Kosovës në krye me Presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj, vulosi fitoren tonë. Jemi ballëhapur ta kërkojmë besimin e qytetarëve të Rahovecit e gjithë Kosovës. Për 20 vjet besimin qytetarë e vlerësojmë si të shenjtë”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.
Tahiri po ashtu ka falënderuar kryetarin e kësaj komune që vjen nga AAK-ja, Smajl Latifi, për mirëkpritjen madhështore. Insajderi.org