×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri: Nëse Kurti e miraton Asociacionin do ta ketë problem qëndrimin në Kosovë

    Insajderi
    18 January 2024 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Abelard Tahiri nga PDK, tha se nëse miratohet draftstatuti për Asociacionin, do të jetë tradhëti kombëtare.

    Sipas tij Kurti ka përgjegjësi për marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohri dhe nëse Kurti e miraton atë draft, do ta ketë problem të qëndroj në Kosovë.

    “Marrëveshja e Ohrit dhe Brukselit nuk ka pikë nga qielli, Kurti eka dhënë kontributin edhe aty… Kurti e ka parë që krijimi I këtij institucioni do ta ndajë Kosovën në dysh në dy entitete politike territoriale. Jam i bindur se me këtë qeveri nuk e qon përpara, është tradhti kombëtare, nuk e miraton. Vendi do shkojë në zgjedhje… Nuk e miraton draft-statutit, me dërgu vendin në zgjedhje”, tha ai. Nëse e miraton do ta ketë problem me qëndru në Kosovë. Atëherë do të lind problemi i madh, do ta përjetojmë organizimin territorial të tyre, do hyjmë në problem të madh edhe ndëretnik”, tha ai në “Debat Plus”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark