×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri tregon si iu anulua vizita në Hagë bashkë me dy vëllezërit e Thaçit të dielën e shkuar

    Insajderi
    23 November 2023 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar që Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, të akuzuar për krime lufte, t’iu ndalohen telefonat dhe vizitat në Dhomat e Paraburgimit.

    Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka treguar se bashkë me dy vëllezërit e Thaçit e kanë pasur të caktuar vizitën më 19 nëntor, por që janë njoftuar se iu është anuluar pak momente para hipjes në aeroplan në Aeroportin e Shkupit me datën 18.

    “Po, e kam pas të konfirmuar vizitën me datën 19, të dielën e kaluar. Sapo kam arritur në Shkup me datën 18, duke bërë checking, kam pranuar një email nga Qendra e Paraburgimit, që vizita e planifikuar bashkë me dy vëllezërit e presidentit është anuluar dhe pa ndonjë arsye. Kam kërkuar me email nëse ka mundësi të riplainfiikohet të hënën dhe ideja ishte që mund të jetë ndonjë keqplanifikim. Por pas një kohe kemi marrë përgjigje që s’mund të riplainfikoeht vizita”, ka treguar Tahiri në FRONTAL të T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark