×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Talenti i Anderlecht refuzon Belgjikën dhe pranon të luajë për Shqipërinë

    Insajderi
    20 September 2022 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe 17-vjeçari Behar Ismaili, i cili gjithashtu luan si mesfushor me klubin e njohur të Anderlehtit në Belgjikë, ka shprehur lumturinë për këtë ftesë, ndërsa nuk e fsheh dëshirën e madhe që ka për të luajtur me Kombëtaren A në një të ardhme të afërt.

    “Jam shumë i gëzuar që më jepet mundësia të luajë me ekipet Kombëtare të Shqipërisë. Atmosfera është shumë e mirë, kemi shumë harmoni me djemtë dhe grupin. E kam diskutuar edhe me familjen dhe kemi qenë të gjithë në një mendje që të zgjedh Shqipërinë.

    Kohë më parë ka pasur edhe mundësi të përfaqësoj Belgjikën me ekipet e moshave, por jam shumë i lumtur që kam vendosur të luaj për Shqipërinë dhe shpresoj që një ditë të kaloj në Kombëtaren A. Aktualisht jam pjesë e Anderlehtit në Belgjikë dhe aktivizohem me skuadrën U-23”, – shprehet Ismaili.

    Përfaqësuesja kuqezi është grumbulluar në Durrës dhe më pas më 21 shtator do të udhëtojë drejt Kroacisë, ku do të luajë dy testet miqësore.

    Më datë 23 shtator, Shqipëria U-20 do të luajë sfidën e parë me Maqedoninë e Veriut U-20. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Cakovecit duke nisur nga ora 16:30.

    Dy ditë më pas, më datë 25 shtator në ora 16:30, po në këtë stadium do të luhet edhe testi i dytë i Shqipërisë U-20 ndaj Kroacisë U-20. Me këtë ndeshje do të mbyllet edhe grumbullimi 8-ditor i ekipit Kombëtar kuqezi me trajnerin Bushi dhe stafin e tij teknik që do të kenë mundësinë të shohin nga afër gjendjen e lojtarëve të kësaj grup-moshe si dhe të vëzhgojnë futbollistët e rinj që mund të jenë pjesë e ekipit për herë të parë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark