Tashmë është e kryer, ashtu siç e konfirmon edhe gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano.
Marrëveshja mes lojtarit shqiptar dhe klubit gjerman është arritur që në maj dhe tashmë është firmosur kontrata.
Drita jeshile nga Arsenal erdhi pasi Declan Rice u transferua te “Topçinjtë”, pasi në të kundërt, Xhaka do të qëndronte ende te Arsenal.
Klubi anglez do të përfitojë 25 milionë euro nga transferimi i Xhakës në Gjermani. Mesfushori shqiptar do të ketë një kontratë deri në qershor të vitit 2028 me Leverkusen.