×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Të dhënat shumë shqetësuese për Gjermaninë

    Insajderi
    08 May 2018 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deri në fund të dekadës së ardhshme Gjermania mund të ketë mungesë të 4,9 milionë punëtorëve, dhe kjo mungesë do t’i kushtojë ekonomisë gjermane madje 525 miliardë euro.

    Kjo rezulton nga studimi i kompanisë konsulente Korn/Ferry, transmetojnë mediet gjermane, shkruan agjencia kroate e lajmeve Hina.

    “Dëmin më të madh për shkak të mungesës së fuqisë punëtore mund ta pësojnë kompanitë në sektorin e shërbimeve, duke përfshirë edhe atë financiar, të cilët deri në vitin 2030 do të kenë mungesë të 1,2 milion punëtorëve”, rezulton nga studimi “Mungesë e talenteve” të kompaninë konsulente Korn/Ferry dhe të cilin po e citojnë mediet gjermane.

    Gjithashtu do të goditet edhe industria e makinave, dega kryesore eksportuese gjermane.

    Më tutje pretendohet se prej vendeve evropiane më së shumti Gjermania do të jetë e goditur me mungesë të fuqisë punëtore./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark