×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Të dyja në moderimin e “Big Brother Vip”, a flet Jonida me Arbanën?

    Insajderi
    30 January 2023 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëra në drejtimin e “Big Brother Vip Albania”, tjetra në drejtimin e “Big Brother Vip Kosova”, Arbana Osmani dhe Jonida Vokshi janë dy nga moderatoret më të përfolura të momentit.

    Arbana prej vitesh tashmë e moderon këtë format në Shqipëri, ndërsa për Jonidën këtë sezon kjo ishte një eksperiencë e re. Kur u bë me dije se Vokshi do të moderonte “BBVK”, në rrjet u krijua idea se dy moderatoret nuk kishin komunikim me njëra-tjetrën.

    Ndonëse Arbana që në atë kohë e hodhi poshtë diçka të tillë duke e uruar Jonidën, duket se ndjekësit e kanë akoma këtë dyshim.

    Në një bisedë virtuale që Vokshi ka realizuar me ndjekësit e saj, njëri e pyet: A flet me Arbana Osmanin?

    “Patjetër që flas dhe e vlerësoj shumë, ajo është një super yll,”-ka shkruar Jonida si përgjigje për pyetjen e bërë.

    Siç e përmendëm më lart, në nisje të “BBVK” Arbana Osmani nuk ka ngurruar t’i lëjë një koment Jonidës, në postimin e saj në rrjetet sociale për t’i treguar mbështetjen e saj. Krah fotos së Jonidës në Instagram, Arbana shkruante: “Suksese, zemër” teksa i dërgonte edhe një përqafim.

    Rikujtojmë se Arbana ka dhënë komentin e saj edhe për moderatorin Alaudin Hamiti, i cili ishte i pari që u konfirmua si prezantuesi i “Big Brother Vip Kosova.” Prezantuesi i njohur zbuloi vetë se Arbana i kishte thënë që çdo gjë do të shkonte mirë nëse i përmbahej rregullave të patentës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark