×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Të hënën hapet edicioni IV i Panairit të Librit të Vjetër

    Insajderi
    05 October 2023 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me datë 9, 10 dhe 11 tetor (e hënë, e martë, e mërkurë), nga ora 9.00-20.00, në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” organizohet edicioni IV i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur.

    Në këtë edicion të panairit do të organizohen këto aktivitete:

    Ekspozitë e librit të vjetër dhe të rrallë,

    Takime me shkrimtarë shqiptarë dhe antikuarë,

    Orë poetike dhe orë prozaike në shkolla të Kosovës,

    Tryezë për librin dhe lexueshmërinë,

    Debat me botues dhe përkthyes,

    Lexim dhe interpretim i fjalëve të urta.

    Drejtues i këtij panairi është Berat Dakaj, udhëheqës i shtëpisë së njohur botuese kosovare “Armagedoni”. Ai, mes të tjerash, në një prononcim për Insajderin, tha se nga viti në vit po shtohet interesimi dhe kureshtja e lexuesit shqiptar të Kosovës për Panairin e Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur. Për pak vite jetë, ky panair po shndërrohet në një nga ngjarjet më të rëndësishme të fushës së librit në Kosovë, përfundoi Dakaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark