×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Të injoruar nga Qeveria- Kryesindikalisti i Policisë thotë që ende nuk e kanë takuar as Xhelal Sveçlën

    Insajderi
    10 February 2024 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, bëri të ditur se ende nuk janë takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Zeqiri ka thënë se pavarësisht se ishin koordinuar që në fillim të këtij viti të takoheshin dhe të vendosin e cila nga kërkesat mund të realizohen, ende nuk ka ndodhur një takim i tillë.

    Ai ka theksuar se ata do të jenë insistues që ky takim të ndodhë dhe të plotësohen kërkesat e tyre.

    “Për takimin që ka ndodhur në dhjetor të viti të kaluar me ministrin u dakorduam që kërkesat të cilat i dorëzuam edhe i paraqitem edhe gjatë bisedimeve në takimin e dhjetorit u dakorduam që në takimin e ardhshëm të ulemi të bisedojmë, ti vendosim prioritetet se cila nga kërkesat mund të realizohet një kohë më të shkurtër, e cilat mund të mbesin më vonë. Ky takim nuk ka ndodhur ende, nuk e dimë pse nuk ka ndodhur takimi edhe pse ne kemi adresuar një kërkesë për ti rikujtuar ministrit se duhet të takohemi. Pritem që të kryejmë edhe paraqitjen para Komisionit për peticione dhe definitivisht jemi në pritje të një caktimi të takimit nga ministri. Ende nuk e ka caktuar nuk kemi ndonjë informacion arsyet pse. Po shpresojmë që do të realizohet së shpejti dhe ne do të jemi insistues që ky takim të ndodhë dhe të shohim se cilat do të jenë prioritet për t’u realizuar kërkesat të cilat veç i kemi dorëzuar tekë ministri i Punëve të Brendshme”, ka thënë ai.

    Teksa ka treguar ser prioritet për ta është ligji për pensionim mbi moshën 55 vjeçare, shujta ditore, shpenzimet e udhëtimit e paga e 13-të.

    “Në realitet unë më shumë do të doja që kur të ulemi që të bisedojmë të marrim një pasqyrë një mendim nga vetë ministri se cilat qeveri mund ti realizoj të parat e cilat pak më vonë. Si prioritet mbi prioritete është ligji për pensionim mbi moshën 55 vjeçare, ligji është hartuar që disa vite dhe që duhet të behte, mandej shujta ditore, shpenzimet e udhëtimit, paga e 13-të të cilën jemi duke e realizuar me padi që të mos dëmtohemi edhe si fond i policisë dhe si fond i qeverisë, të bëhen me kohët këto. Mirëpo pa hequr dorë edhe nga kërkesat e tjera”, ka thënë ai për EO.

    Zeqiri ka thënë se nëse nuk plotësohen këto kërkesa që ata kanë, dorëheqjet e zyrtarëve policorë do të rriten edhe më shumë.

    “Sa për fillim që nga liberalizimi i vizave nga një janari nuk kemi ndonjë lëvizje të dukshme, ndonjë lëvizje të jashtëzakonshme qoftë të dorëheqjeve. Mirëpo nëse vërtet qëndrojmë në këto kushte dhe nuk realizohet as njëra nga këto kërkesa ose nuk fillojnë që të realizohen kërkesat dyshoj shumë që deri ka mesi i viti mos do të kemi ndonjë fluks apo ndonjë dorëheqje më shumë se zakonisht. Për shkak se dorëheqjen në PK ka pasur edhe para se të liberalizohen vizat. Vitin e kaluar kemi pasur mbi 100 dorëheqje vullnetare, këtë vit kemi filluar vetëm muajin e parë diku me rreth 10 dorëheqje vullnetare e që këto varen prej kushteve. I vetëmi parandalim për dorëheqje në PK është plotësimi i kushteve dhe mirëqenies”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark