Dëshira e bacës Rifat Jashari për nipin e tij, futbollistin Igball Jashari është ta shoh tek luan për ekipin gjerman, Bayern Munich. Këtë e ka bërë të ditur vet sulmuesi i Prishtinës për Insajderin.
Futbollisti i Jasharajve ka treguar se prej mbështetësve me të mëdhenj të tij është gjyshi Rifat Jashari. Siç shpjegon futbollisti i Prishtinës, dëshira e Jasharit është ta shoh nipin duke luajtur për skuadrën e Bayern Munich.
Kjo dëshirë e bacës Rifat ishte pothuajse afër të realizohej. Anësori i Prishtinës, Igball Jashari ishte planifikuar të transferohej në Gjermani, por kjo nuk u bë.
Ishin Leipzigu dhe Stuttgarti klubet që kishin shprehur interesim për shërbimet e tij. Jashari bëri të ditur se provat i ka kryer, por ende nuk ka asgjë konkrete.
“Provat i kamë kryer, jemi në kontakt, por nuk ka asgjë konkrete“- bëri të ditur numri 9-të i Prishtinës.
Më poshtë intervista e plotë: