Gazetari Emilio Perez de Rozas ka zbuluar për “Marca”-n se sulmuesi, Sergio Aguero, do të njoftojë tërheqjen e tij nga futbolli të mërkurën, shkruan Zeri.info.
Ai do të mbajë një konferencë për shtyp për të njoftuar se po largohet nga futbolli pas problemeve me zemrën.
Sulmuesi i Barcelonës vuan nga aritmia kardiake – e njohur ndryshe si rrahje e çrregullt e zemrës, dhe u detyrua të largohej nga fusha gjatë pjesës së parë me vështirësi në frymëmarrje në barazimin 1-1 me Alaves.
“Sipas informacioneve të mia, te Barcelona kanë përgatitur lamtumirën e tij”, shtoi Pérez de Rozas për “Marca”.
Aguero iu bashkua Barcelonës me një korrik 2021 si lojtari i lirë nga Manchester City.
33-vjeçari që nga debutimi i tij me Blaugranët është paraqitur vetëm në katër ndeshje duke shënuar vetëm një gol.
Argjentinasi ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.