×
  • Sport
  • Sport

    Të pamëshirshëm bavarezët – edhe pse fituan titullin, vjen shkarkimi i dyfishtë menjëherë pas ndeshjes ndaj Koln

    Insajderi
    27 May 2023 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bayern Munich ka fituar titullin në Bundesliga. Megjithatë, kjo nuk ka ndihmuar Hasan Salihamixhiq dhe Oliver Kahn

    Të dy thuhet se janë shkarkuar, sipas Maximillian Koch i AZ. Uli Hoeness dhe Karl-Heinz Rummenigge janë kthyer në vendet drejtuese. Epoka e re e FC Bayern po ngjan shumë me të vjetrën.

    “Kahn DHE Brazzo jashtë! Fillimi i plotë i ri te Bayern. Dreesen merr përsipër si CEO, pasuesi i Salihamixhiq është ende duke u kërkuar. Hoeneß, Rummenigge tani rikthehen në krye – siç raportohet”, ka shkruar Koch.

    Mund të shihet ndryshimi i shprehjes së Salihamidzic pas pjesës së parë, pasi ai mund ta ketë ditur për shkarkimin.

    Nëse ky raport është i vërtetë, atëherë ai largohet me një rekord relativisht të përzier si drejtor sportiv.

    ‘Triplete’ u fitua me shumë nga blerjet e tij dhe ai ishte personalisht përgjegjës për marrjen e Jamal Musiala nga Chelsea, i cili shënoi golin e fitores së titullit në Bundesliga këtë sezon.

    Ndërkohë, Oliver Kahn nuk do të shihet aspak me sy të mirë. Duke qenë arkitekti kryesor i shkarkimit të Nagelsmann dhe marrjes së Thomas Tuchel, shumë e shohin atë si arsyen e sezonit zhgënjyes të Bayern-it.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark