×
Insajderi / Ballina 5

Të shtëna në Pejë – plagoset një person, i dyshuari në arrati

Insajderi
11 December 2022 - 16:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Baran të Pejës, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 07:00 në mëngjes Policia është njoftuar se në fshatin Baran të Pejës, në një lokal ka pasur të shtëna me armë zjarri ku është mbetur i plagosur një person. Policia menjëherë janë nisur me autoambulancë dhe në rrugë ka takuar familjarët e personit të cilët po e dërgonin në spital të plagosurin. Emergjenca e ka marrë personin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes”.

“Nuk dihen motivet e plagosjes. I dyshuari është në arrati akoma. Personi i plagosur, sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë GashiAi tha më tej se rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor” dhe “armë mbajtje pa leje”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark