×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Teatrot kosovare në përballje me pandeminë, problemet dhe sfidat

    Insajderi
    03 January 2022 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pandemia Covid 19 përpos kufizimeve të mëdha që solli të në gjithë sektorët, dëme të mëdha ka shkaktuar veçanërisht në art e kulturë.

    Se sa ka qenë e vështirë realizimi i shfaqjeve, mbajtja e provave në këto kushte të pandemisë në një prononcim për Gazeten Insajderi flasin, drejtori i teatrit të Gjakovës  “Hadi Shehu”  z. Edi Kastrati, Krenare Luta– Radoniqi, drejtoreshë e Teatrit të Qytetit të Pejës, “Istref Begolli” dhe Naser Shatrolli Drejtori i Teatrit Kombëtar.

    “ Në kohën më të keqe pandemike ne kemi bërë premiera, kemi punuar jashtëzakonisht shumë kemi marrë qmime ndërkombëtare dhe kemi pasur repriza dhe premiera të shumta po ashtu dhe shfaqje mysafire”. U shpreh Edi në një prononcim për Insajderin.

    Edi Kastrati tregoi për Insajderin se fal punës dhe angazhimit që bëri trupa e teatrit të Gjakovës, janë te vetmit që kanë marur dhe pagën e 13 .

    “Fal punës dhe angazhimit trupa e teatrit te Gjakovës, do te merr dhe rrogën e 13 sikurse ne vendet e zhvilluara apo ne Zvicer, kjo fal punës se palodhshme dhe përkrahje nga Komuna e Gjakovës. Dhe Ministrisë se Kulturës”.

    Drejtoresha e Teatrit te Pejës Krenare Luta  tregoi qe përkundër vështirësive qe ka pasur teatri  i Pejës, duke ditur që teatri i Pejës ka qenë pa drejtor për katër vite , gjatë këtij viti kanë arritur ti realizojnë dy shfaqje premiere dhe për këtë është mjaft e kënaqur.

    “Ka qene një vit mjaft sfidues duke e pasur parasysh gjendjen e teatrit i cili nuk ka pasur drejtor për 4 vite, mirëpo kam arritur gjatë këtij viti ti rregullojë disa çështje të cilat kanë ngeluar mbrapa qysh vite më parë, dhe ti kemi dy shfaqje premiere”.

    Drejtoresha e teatrit të Pejes tregoi se do të përpiqet që së bashku me punën e përbashkët, me ekipin e teatrit të mundemi ti ofrojmë publikut shfaqje të rregullta.

    “ Gjithnjë do të vazhdoj të përpiqem me vullnet të mirë dhe dhe me punën e përbashkët me ekipin do të arrijmë ta ngrisim nivelin e vlerave të kulturës dhe ti ofrojmë publikut shfaqje të rregullta”, u shpreh Luta në një prononcim për Insajderin.

    Përveç dëmeve qa ka shkaktuar pandemia, Teatri Kombëtar i Kosovës ka pasur vite me radhe problem me ngrohje i cili ka shkaktuar edhe anulimin e shfaqjeve duke dështuar të mbahen edhe provat nga mungesa e ngrohjes në teatër, se si ka funksionuar Teatri Kombëtar i Kosovës në këto vite pandemie na tregon drejtori Naser Shatrolli.

    “Virusi ka depërtuar në teatër, ka pasur ndërprerje të shfaqjeve, shtyrje të premierave nga viti në vitin tjetër, zhvendosje të caktuara të provave dhe gjëra të ngjashme, por e kemi sfiduar problemin“. u shpreh Shatrolli për Gazeten Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark