×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tensionet në veri, reagon Bufi: Kosovarët nuk janë të viteve të 90’ta, që i keni ngarkuar në trena

    Insajderi
    12 December 2022 - 08:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori i mirënjohur shqiptar, Fatmir Spahiu, i njohur si “Bufi” ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Spahiu shkroi se kosovarët nuk janë të viteve të 90’ta, që i keni ngarkuar në trena.

    “Nëse dikush mendon, qe kosovaret janë ata qe ishin ne te 90tat, atyre qe ju patet mare edhe ajrin, ata qe kishin humbe shpresën dhe besimin, ata qe keni mujtë me i ngarku neper trena, gaboheni rand”- shkroi ai.

    Tutje, ai shtoi se Kosova tashmë ka krijuar shtetin, policinë e ushtrinë.

    “E kemi shiju lirinë, kemi bo shtetin, kemi bo policinë dhe ushtrinë. Kemi vetëdije shtetërore, kemi miq, pra jemi këtu për me mbete gjithmonë”.

    Ndryshe, serbët protestuan kundër arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq duke vendosur barrikada. Veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark