×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tensionet për zgjedhjet në komunat veriore – Vjen reagimi nga EULEX

    Insajderi
    09 December 2022 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Situata në pjesën veriore të Mitrovicës ditëve të fundit është tensionuar pas disa shpërthimeve dhe sulmeve në zyrat e KQZ-së. Kjo erdhi pas përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat veriore.

    Misionin e EULEX në një përgjigje për Gazetën Insajderi, ka thënë se Kosova duhet të marr parasysh me kujdes të gjithë faktorët e sigurisë për të siguruar zgjedhje në kushte paqësore.

    Tutje, në përgjigjen e tyre thuhet se situata e sigurisë në lidhje me këto zgjedhje është duke u vlerësuar nga institucionet e Kosovës.

    “Sa i përket organizimit të zgjedhjeve të pjesshme në komunat veriore, autoritetet e Kosovës duhet të marrin parasysh me kujdes të gjithë faktorët e sigurisë, administrativë dhe politikë për të siguruar që zgjedhjet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të mbahen vetëm në kushte paqësore. Situata e sigurisë në lidhje me këto zgjedhje është duke u vlerësuar nga institucionet e Kosovës”, thuhet në përgjigjet e Eulex dhënë Insajderit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark