×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentohet të grabitet një banesë në Tiranë, shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë

    Insajderi
    09 December 2023 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Prush të Tiranës. Tre persona kanë tentuar të vjedhin me armë një banesë.

    Në momentin që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas denoncimit, autorët kanë hapur zjarr ndaj tyre. Ndërkohë kanë reaguar edhe uniformat blu, duke shkaktuar shkëmbim zjarri mes të dyja palëve.

    Nuk ka të lënduar nga të dyja palët, por autorët ende të paidentifikuar kanë mundur të largohen me një mjet tip “Audi” të bardhë.

    Policia është në ndjekje të tyre, ndërsa ende nuk dihet saktësisht se sa persona janë të përfshirë në krim.

    Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur dhe në një fshat tjetër të Tiranës, ku gjatë mbrëmjes së djeshme pranë një karburanti. Gjatë asaj grabitjeje autorët kanë arritur të marrin xhiron ditore.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.

    Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre. Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre.

    Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark